SPORT

Pse shëndeti mental i lojtarëve është në rrezik gjatë izolimit shkaku i koronavirusit

Me futbollin të pezulluar shkaku i pandemisë COVID-19, lojtarët janë të shqetësuar për karrierat e tyre dhe disa kanë rënë në depresion dhe po mendojnë edhe të lëndojnë veten, ka thënë drejtori për mirëqenien e lojtarëve te Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë në Angli.

Michael Bennett ka thënë se paqartësia ka quar te ankthi. Futbolli profesionist në Angli është pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë dhe nuk ka një datë se kur do të rifillojë.

“Nuk e dinë nëse do të kthehen në futboll, nuk e dinë nëse stinori në futboll do të rifillojë, nuk e dinë se çfarë po ndodh. Janë situatat financiare ku klubet po pushojnë përkohësisht lojtarët apo edhe po u shtyjnë dhënien e rrogave për disa muaj. Ne kemi një numër të lojtarëve që me rrogë mund ta kalojnë vetëm muajin dhe kjo situatë po ka ndikim të vërtetë emocional te ta. Po ashtu është situata shëndetësore. Ata po bëjnë pyetje nëse do të funksionojë rikthimi, e po ashtu po shqetësohen për shëndetin e familjes së tyre”, ka deklaruar Bennett për “The Times”.

Ai ka treguar se në një anketë të PFA-së është konstatuar se 50 futbollistë po vuajnë nga depresioni dhe kanë shqyrtuar të lëndojnë veten.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.