Show Biz

Pse Princ Harry mban të njëjtin byzylyk prej 20 vitesh?!

Ata që lexojnë lajmet për Princin Harry dhe shohin fotografitë e tij, mund ta kenë vë re një detaj që është gjithnjë i pandryshueshëm; byzylyku i tij!

Është gjithmonë I njëjti, pavarësisht nëse është I veshur sportive apo klasik.

Edhe në fotografitë e dasmës dallohej aksesori që djali i princeshës Diana mban prej 20 vitesh në dorë.

E përmendëm këtë të fundit sepse ka qenë pikërisht pas vdekjes së saj që Harry ka vendosur në dorë këtë byzylyk dhe nuk e ka hequr më.

Në media është thënë se ai e mori atë gjatë udhëtimit të tij në Afrikë në vitin 1997, pas vdekjes të nënës së tij, Princeshës Diana.

Harry është fotografuar me byzylykun që nga viti 2001, dhe vëllai i tij, Princi William, dihej gjithashtu se mbante një version shumë të ngjashëm në vitet pas vdekjes së Dianës.

Ai i tha revistës Town and Country në një intervistë të vitit 2017: “Unë erdha për herë të parë në Afrikë në vitin 1997, menjëherë pas vdekjes së nënës sime.

Babi na tha mua dhe vëllait tim që të paketonim çantat tona, po shkonim në Afrikë për t’u larguar për pak.

William dhe Harry besohet se kanë marrë byzylykët metalikë tradicionalë gjatë asaj kohe.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.