Kombëtare

“Pse nuk janë në burg Rama dhe Obama”, gazetarja e njohur e “Fox News” ngre pyetjen: Ç’ndodhi me foton 80 mijë dollarëshe?!

Gazetarja e njohur e “Fox NeWs”, Sara Carter në një postim në Twitter ka ngritur pyetjen se përse nuk janë në burg  ish-Presidenti amerikan  Barck Obama dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Carter i është rikthyer edhe një herë çështjes së fotos së shumëpërfolur mes Obamës dhe Ramës.

“Skandali që demokratët nuk duan të flasë asnjë media për të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Obamën, përmes një shtetasi amerikan që tani është në burg. Çfarë ndodhi me Obamën dhe Ramën? Përse nuk janë në burg”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.

Disa javë më parë William Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie, ndërsa avokati pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto me Obamën, ndërsa tha se ishte pikërisht Edi Rama personi në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.