KULTURË

Pse na josh romani horror “Psycho”

Njeriu është i hipnotizuar me paradoksin e tmerrit dhe këtë e do si argëtim të tmerrshëm e të frikshëm. Me fjalë të tjera, ka shumë arsye të mira për të shikuar një film ose lexuar një roman horror, edhe nëse nuk jeni tifoz i flaktë i këtij zhanri. Ju mund të përjetoni ankth dhe shqetësime të tjera por çdo gjë vjen me një çmim. Shikimi i një filmi horror mund t’iu bëjë më të mirë në trajtimin e frikës tuaj.

Romani “Psycho”, i shkrimtarti Ilir Muharremi na siguron njohje me veten tonë edhe në qoshet e errëta të botës dhe na lejon të zhvillojmë dhe të përsosim aftësitë përballuese që mund të jenë kritike më vonë në jetë. “Kur lexojmë një roman horror ose shikojmë një film horror, ne i përgjigjemi situatave të rrezikshme dhe të tmerrshme që po përshkruhen. Identifikohemi me personazhet e imagjinara që përballen me kërcënime të tmerrshme. Ne kalojmë një sërë emocionesh kur shikojmë ose lexojmë dhe përmes kësaj përvoje mësojmë diçka rreth reagimeve tona.” Mathias Clasen, studies i trillimeve horror në librin e tij: “Pse josh horror”. Andaj, romani “Psycho” ka skena tmerri në vazhdim po ju sjellim një fragment horror:

“    Zonjë, lëvizini? jeni në dhomën time. Mos flisni, vetëm më dëgjoni. Do filloj tash ngadalë t’i nxjerrë organet  e brendshme zonjë, dhe në fund kokën të cilën do ta vendos në pjatë të rrethuar nga portokajtë. Pas krejt kësaj do ta bëjë një selfie pranë trupit tënd. Lëkurën do ta heq sepse nuk e pëlqej. E shikon zonjë thelbin, qenka mohim i lirisë dhe duhet t’i bindesh dikujt më të fortë se ti, të pendohesh. Të gjithë jemi nga pak fajtorë, ndoshta edhe demokracia ka faj. Nuk duhet të hakmerremi, sepse të gjithë vdesim të vetmuar. Oh, zonjë, të gjithë në këtë botë japim llogari vetëm në këtë botë. A nuk jemi të bashkuar? Kush  mund ta mohojë? Askush. Vdekja jote është sot zonjë. Këto janë çastet e fundit…” /Kosova.info/