Kombëtare

Pse merr në mbrojtje Bill Gates kryeministrit Rama, a mos vallë po zbaton urdhrin e 4 prillit të manjatit të vaksinave?

Kryeministri i Shqipërisë pasi mori mbi kurriz revoltën e qytetarëve,  të cilët mbahen peng për një pseudosëmundje e cila ka pasur 998 të prekur në total, 32 të vdekur me sëmundje të dyta, treta dhe të katërta, 15 të shtruar në spital dhe vetëm 5 në gjendje kritike, vendosi hapjen e vendit në 1 qershor. Me kokëfortësi të pashoqe ja arriti të mbajë peng gjithë Shqipërinë, duke shkatërruar në çdo qelizë ekonominë e vendit dhe sektorët më kyç të saj, duke filluar nga turizmi, bujqësia, ndërtimi dhe të gjithë biznesin e vogël, duke shkaktuar një papunësi katastrofike.  

E gjithë kjo për 20 të shtruar në spital dhe 177 të infektuar. Megjithëse u mundua ta paraqesë si histori suksesi, kryeministri Rama nuk ka asnjë alibi përballë këtij shkatërrimi që i ka bërë ekonomisë shqiptare, të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve dhe shkeljes së kushtetutës.

Kush është arsyeja?

Pse u bllokua ekonomia?

 Kush është ajo fuqi madhore që jep urdhëra kur shifrat treguan se nuk kemi të ëjmë as me pandemi dhe as me ndonjë sëmundje virale të përmasave katastrofik?

A është OBSH organ i zgjedhur nga shqiptarët për ti dhënë urdhër qeverisë të zgjedhur me votat e tyre dhe urdhërat e kësaj organizate të prevalojnë mbi kushtetutën tonë?

 A mos vallë do e justifikojnë kryeministrin masat e tmershme të burgosjes së njerëzve në shtëpi, si masa efikase që sollën mposhtjen e fantazmovirusit?

Ky kryeministër ju karantinoi lirinë dhe demokracinë shqiptarëve pa asnjë motiv, pa asnjë alibi, duke dhunuar me ligj dhe pa ligj këdo, të foshnja, fëmijë, të rinj, të rritur pleq e plaka, duke ju refuzuar oksigjenin, ajrin, arsimimin, punësimin dhe gjithçka tjetër që lidhet me ekzistencën njerëzore duke komanduar me një komitet në ilegalitet të plotë, anonim dhe aspak kopetent.

 Pse e mban vendin mbyllur akoma ky kryeministër kur dihet që faza e inkubacionit të virusit është 14 ditë dhe vendi ka më shumë se mbi 1 muaj i hapur?

Asnjë numër i shtuar, asnjë i vdekur dhe rënie totale e të shtruarve në spitale. Kush e mban përgjegjësinë për njerëzit që kanë pasur nevojë të vizitoheshin, të shtroheshin në spitale apo të bënin ndërhyrje për sëmundje të tjera, të cilat u anashkaluan dhe nuk dihen pasojat e fatit të tyre.

Pse merr në mbrojtje Bill Gates kryeministrit Rama, a mos vallë po

Së fundmi sot Edi Rama ju bëri thirrje njerëzve mos ti besojnë çfarë thuhet për Bill Gates pasi janë fuckneës. Ku e ka hallin kryeministri që mbron Bill Gates, pse i del në mbrojtje?

Çfarë i djeg kryeministrit për akuzat që janë hedhur nga personalitetet  më të shquara të botës në drejtim të Bill Gates me fakte konkrete?

Mos vallë padashje pranon bashkëpunimin me këtë personazh, që po bëhet nga njerëzit më të urryer të botës në shkatërrimin e ekonomisë dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave njerëzore, shkatërrimin e ekonomisë dhe lëvizjeve antihumane për reduktimin e popullsisë?

A mos vallë ka marrë ultimatumin e 4 prillit të Bill Gates:

“Nuk mund të rikthehen të drejtat dhe liritë e personave pa u prodhuar vaksina dhe pa u vaksinuar gjithë popullsia botërore.”

Fakti i sotëm e implikon shumë rëndë kryeministrin tonë, pasi një mbrojtje kaq e fortë për Gates ka një arsye të fortë brenda dhe padyshim ka lidhje dhe me bllokimin që po ju bën njerëzve të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre.