Kombëtare

Pse Lladrovci fajëson LVV –në për infektimin me koronavirus të disa pjesëtarëve të FSK –së nga Drenasi, kjo është arsyeja?

Në Drenas sonte janë regjistruar pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.

“Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”.

Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.

“Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë ët bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.

Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.