Kosova

Pse i konvenon Rusisë ndarja e Kosovës?

Rusia do të ishte fituesi më i madh i ndarjes së Kosovës sepse dëshiron të shfrytëzojë këtë për legjitimimin e projekteve të saj në Ukrainë, Gjeorgji, por edhe bashkimin e hapësirave me rusët në ish hapësirat sovjetike.

Një nga arsyet kryesore të rezistencës së ndarjes nga Perëndimi është se nuk dëshirojnë territore të pastra etnike në Ballkan të cilat mund të bëhen poligon për fundamentalistët islam.

Kështu qëndrojnë gjërat me opsionin e ndarjes së Kosovës. Ideja disa dekada për ndarje  të ndryshme dhe jo vetëm qarqeve politike në Serbi, është model që u përgjigjet  disa vendeve tjera.

Aleksandër Çepurin , ambasadori rusë në Beograd, me fjalinë se “Rusia do të pranonte ndarjen e Kosovës nëse Serbia e konsideron se kjo është zgjidhja më e mirë për të” vetëm se hapur i ka dhënë mbështetje kësaj ideje. Në mënyrë thelbësore, ai pikërisht në mënyrë indirekte ka transmetuar qëndrimin e Moskës , që në qarqet diplomatike është i njohur më herët.

Mirëpo ndarja e  Kosovës që nga fillimi I bisedimeve ka mbështetjen e Rusisë. Me ndarjen e Kosovës që do të ishte precedan në politikën botërore,  Rusia do të përforconte pozicionin në Gjeorgji (Osetija jugore dhe Abkhazia), Ukraina (krimi dhe Donbasi) . Por jo vetëm kjo. Është e qartë që Moska do ta shfrytëzonte precedanin e Kosovës të ndarjes së territorit, për ndarjen dhe bashkimin e hapësirës ku jetojnë  rusët në ish hapësirat sovjetike, të cilat tash janë shtete të pavarura.

Rusia deri më tani ka “arsyetuar” intervenimet në Gjeorgji dhe Ukrainë pikërisht duke u thirr në “precedsanin” e Kosovës. Nëse në një pjesë të botës  e veçanërisht në Evropë do të nënshkruhej ndarje e territorit, për Rusinë është e nevojshme  që më pas të përforconte pozicionin jo vetëm në Gjeorgji.

Me ndarje si model  Rusia ka hapësirë të gjerë për veprim aktiv  dhe rënien e sistemit edhe në  shtetet e Azisë qendrore ku po dobësohet ndikimi rus, e çdo herë e më shumë edhe Armeni. Ndarja dhe vetpërcaktimi i popullit, pikërisht janë parime që po përdoren në Kosovë, janë mekanizma  që Moska po e përdorë në përputhje me nevojat e saj. .

Interesi që Moska do të kishte nga ndarja dhe shfrytëzimi i saj si model është shumë dimensional dhe ka të bëjë edhe me vetë Evropën. Por Perëndimi konsideron se Kosova ka ardhmëri vetëm si hapësirë multietnike pra në një shtet ku jetojnë shqiptarët edhe serbët.

Një diplomat perëndimor ka thënë për gazetën Blic të Beogradit se ideja e ndarjes për shkak të ndikimit rusë jeton jo vetëm në Serbi por edhe në BH.

“Atje është eksponenti i politikës ruse Milorad Dodik. Mirëpo kurrfarë ndarje i hapësirës multietnike nuk janë opsion. Pjesa e mbetur e BH si hapësirë myslimane që do të radikalizohej, siç do të ishte rasti edhe në Kosovë, nuk janë zgjidhje e pranueshme për asnjë vend të BE çfarëdo që mendon  për pavarësinë e territorit të Kosovës”, thotë ky diplomat nën kushtet e anonimitetit.

Nuk është çështja vetëm në evitimin e hapësirave etnike. Ndër arsyet kryesore  të perëndimit e veçanërisht të rezistencës amerikane për ndarjen e Kosovës edhe në BH  është që në këtë model e shohin përpjekjet e destabilizimit rusë të BE dhe rrezikojnë interesat e NATO-së. I tërë procesi I ndryshimit të kufijve në aspektin gjeopolitik  do të rrezikonte krahun jugor të NATO-së dhe do të hapte të çarat që për Rusinë do të ishin të mirëseardhura.

Edhe një arsye e Perëndimit  kundër ndarjes së Kosovës është kyçja e faktorit  të refugjatëve. Pa dyshim që asnjërën  nga këto qeveri  nuk e shqetëson si do të reflektojë në ekonomin serbe. Rusia valën e refugjatëve do ta shfrytëzonte si argument shtesë për të cilësuar sit ë dështuar  politikën e perëndimit në Kosovë, e që Moska do ta shfrytëzonte për kinse shtetet e perëndimit dhe ShBA nga fillimi kanë ardhur  me qëllim që të krijojnë një shtet  të pastër etnik shqiptar. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.