Show Biz

Pse i humbi vetёbesimi Christina Aguilera-s ?

Ylli 39-vjeçar i hitit “Genie In A Bottle”, Christina Aguilera, e ka pranuar se kur debutuar në skenë në moshën 19-vjeçare, kishte qenë shumë e re dhe naïve.

Këngëtarja e cila të hënën mbrëma parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar për premierën e filmit “Mulan”, e pyetur se çfarë këshille do t’ia jepte vetes në moshë të re, tha: “Atëkohë po ndodhin shumë gjëra në jetën time, dhe isha aq e re, e paditur dhe naive për gjithçka. Kështu që, me siguri do t’i thosha vetes të kem më shumë vetëbesim sepse mund t’ia dalësh”.

Christina Aguilera dëshiron të kishte pasur më shumë vetëbesim

Aguilera ka punuar në realizimin e një kënge të re për filmin “Mulan” të studios Disney, e cila titullohet “Loyal Brave True”. Madje, këngëtarja e krahasoi veten me protagonisten e këtij projekti të adaptuar nga filmi ikonik i animuar.

“Të qenët luftëtare ka qenë karakteristikë gjatë gjithë karrierës sime muzikore. Dhe, fakti që sot, edhe një herë po e sjellim në fokus këtë karakteristikë, përmes një filmi kaq të mrekullueshëm si “Mulan”, është vërtetë një eksperiencë e mrekullueshme dhe shumë nostalgjike,” citohet të ketë thënë këngëtarja.

Kënga e fundit e Christina Aguilerës e lansuar me videoklip mban titullin “Fall On Me”. Projekti i cili vjen në bashkëpunim me dyshen e muzikës “A Great Big World”, u publikua gjatë vitit 2019.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483