OPINION

Pse heronjtë e Betejës së Kosovës (1389) nuk ishin serbë por shqiptarë?!

Shkruan: Adem BREZNICA
Dy prej shumë protagonistëve të para dhe pas Betejës së Kosovës (1389), Lazar (h)RABeljanoviç dhe (v)UK BRAnkoviç nuk ishin princër serbë por shqiptarë në vrullin e asimilimit të tyre, pas startit që ishte nisur me Namanitët rasian.

Llagapet e tyre tregojnë më së miri rrënjën e prejardhjes së këtyre prijësve mesjetarë të BALkhanit Perëndimor, respektivisht Qendror.

hRAB’BAL'(j)AN’oviç dhe BRA’N’koviç janë antroponime, patronime, llagape të evoluuara metatezore dhe anagramore të rrënjës së etnonimit ARBan-ALBan.

Mbaresat “-ov(a)” dhe “-(v)iç” nuk janë gjë tjetër përveçse përshtatje teknike-gjuhësore në logjikën e shkrimeve sllave, gjatë procesit zyrtar të zbutjes-civilizimit të tyre nga barbaria pagane në krishterim, përmes glakolikës e cirilikës.

Prapashtesa “-iç” (“-ič) është përshtatje e shumësit të shquar të mbaresës karakteristike të patronimeve ilire-arbërore-shqipe “-et”, “-te” dhe “-at”, “-ta”, që në burimet antike vijnë si “-at’i”, “-ac’i” (p.sh.: Autari-ati, Dalm-ati, Docle-ati, Labe-ati etj.).

Shquarsia fundore e emrave shqip (“-i”), në sllavishte bie fare, ndërsa “-c”-ja, që në latinishte lexohet si “-c”, “-t” e “-k”, dhe anasjelltas, herë ruhet si “-c” e “-k” (p.sh.: “alban-ci”, “alban-ka”) dhe herë shndërrohet në “-ç” (“-č”). Pra, mbaresa “-et” e iliro-shqipes në sllavishte deformohet përfundimisht në “-ic” dhe në “-iç” (“-ič”).

Kjo prapashtesë shndërrohet në “-viç” (“-vič”) nëse i paraprinë bashkëngjitja tjetër “-ov(a)-“, duke ardhur si mbaresë e dyzuar “-oviç” (“-ovič”), dhe ngandonjëherë si “-eviç (“-evič”), si rezultat i ndikimit bullgar.

Mbaresa “-ov(a)”, qoftë e vetme, qoftë e bashkëlidhur me “-ič”, gjithnje duke i paraprirë, por më e re se kjo e fundit, është një shkrirje e patronimit tjetër të shqipes “rob-i”, “rob-a”, që, nga noterët misionarë ortodoksë bizantino-grekë, fillimisht është metatezuar në “rov” dhe më pas është përshtatur në sllavishte (gjatë procesit të krishterizimit) në “(r)ov-a” dhe “ov”, duke e shkrirë “r”-në, dhe deformuar fjalën karakteristike shqipe “rob” (“robët e shpisë”, përballë “të zotit të shpisë”, edhe sot përdoret nga ne shqiptarët), në një prapashtesë (“-ov”) që tutje do të identifikohet si veçori e toponimeve, antroponimeve, patronimeve sllave.

Po e marrim si shembull antroponimin-patronimin karakteristik shqiptar BAL-i (Bali, Bala, Balaj, Balsha, Pali), që është metatezë-anagram i ALB, e që akoma sot përdoret si epitet respekti për meshkujt më të moshuar ndër ne (“bal” – analog i “mixhë”, “axhë”, “bac”).

“Bal” është në shqipen e pastër, “Bal’ič” është me mbaresën e sllavizuar dhe “Bal’ov’ič” me prapashtesën dyshe të sllavizuar, por që rrënja e fjalës ka mbet shqipe.

Pastaj BA(L)SH’ič-PA(L)SH’ič, BAŠ’ič-PAŠ’ič, BAŠ’ov’ič-PAŠ’ov’ič, gjithashtu janë antroponime-patronime shqipe (balshajt e Shkodrës) me tendencë sllavizuese.

BALSH’ov’iç në fakt është BALSH-rob-et [Balsh'(r)ov’it], pra robërit, të nënshtruarit e princërve mesjetarë shqiptarë BALSHA, të cilët kontrollonin pjesën më të madhe të etnikumit veri-perëndimor dhe jug-perëndimor shqiptar.

E njëjta gjë, i njëjti fenomen është edhe tek patronimet: Uk-iç, Pren-iç, Gash-iç, Berish-iç, Kastrat-ov-iç etj.

Në këtë mënyrë mund të elaburohet dhe të gjendet arsyeja pse, p.sh., Rexhep-ajt dhe Mahmut-ajt, edhe pse patronime që rrjedhin nga emra të islamizuar, në të folmen popullore quhen Rexhep-ov’it e Mahmut-ov’it dhe jo Rexhep-ov’iç e Mahmut-ov’iç (keni parasysh ndikimin e të folmes tradicionale në emërtimin e filmit-serialit artistik të famshëm “Rexhepovitët dhe Mahmutovitët”,nga regjisori jonë i mirënjohur Adem Mikullovci). Pra, në të folmen e trashëguar gojore, para asaj të shkruar dhe aktruar, kemi një rikthim të shquarsisë shqipe të prapashtesave tona “-et”, “-it” dhe jo “-iç”.

Ndërkaq, prapashtesa “-nicë” (“-nica”, “-nici”), e shumë prej toponimeve, hidronimeve e patronimeve tona, nuk ka të bej fare me sllavishten, por thjesht është variant i antroponimit dhe patronimit shqiptar “Nikë” – “Nika”, që në shumë prej rasteve shndërrohet natyrshëm në “Nicë” (“Nica”) dhe “Niçë” (“Niça”)-“Niqë” (“Niqa”).

Sa për ilustrim po i marrim disa shembuj: jABLaNica (në fakt është metatezë e “ALBaNika”), DreNica, SitNica, BelaNica, BrezNica, Jasha(r)Nica, SimNica, Pre(nd)Niçi, KrasNiqi, etj.

Siç shihet tek toponimet jABLaNica e DreNica, ashtu sikundër dhe tek një pjesë bukur e madhe e onomastikës sonë, prapashtesa karakteristike “Nicë” është formësuar nga shkurtimi i antroponimit “Nikollë”. Pra kemi të bëjmë me Nikollën e hershëm tek ilirët, i cili është laikëzuar gradualisht duke u albanizuar-shqiptarizuar e shqipëruar në “Nikë”, “Nicë” e “Niqë” tek arbërit, respektivisht arnautët e mëvonshëm dhe te shqiptarët e derisotshëm.

Ndërkaq tek pjesa e parë e këtyre dy toponimeve (jABLaNica dhe DreNica), siç mund të vërehet fare lehtë, kemi të bëjmë me metatezë dhe përshtatje evolutive: jABLa-Nica në fakt rrjedhë nga ALBa-Nika dhe DreNica rrjedhë nga Ndre-Nika (AnDre’a-Nika) ose dhe Dren-Nika.

Sqarim:

Emri Nikollë ka marrë përhapje të madhe qysh nga gjysma e dytë e shek. IV, si rezultat i autoritetit të krijuar nga misionari paleokristian, që tek iliro-arbërit është quajtur Shën Nikolla, ndërkaq tek popujt e tjerë, më të rinj në krishterim, është quajtur “Sen Nikola” (“Σεν Νικολά”), “Nicolaus Sancti”, “Santus Nikolaus”, “Sfantul Nicolae “, “Santa Claus”, “Sent Kles”, “Sveti Nikola” (“Свети Никола”), etj..

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483