OPINION

Pse heronjtë e Betejës së Kosovës (1389) nuk ishin serbë por shqiptarë?!

Dy prej shumë protagonistëve të para dhe pas Betejës së Kosovës (1389), Lazar (h)RABeljanoviç dhe (v)UK BRAnkoviç nuk ishin princër serbë por shqiptarë në vrullin e asimilimit të tyre, pas startit që ishte nisur me Namanitët rasian.

Llagapet e tyre tregojnë më së miri rrënjën e prejardhjes së këtyre prijësve mesjetarë të BALkhanit Perëndimor, respektivisht Qendror.

hRAB’BAL'(j)AN’oviç dhe BRA’N’koviç janë antroponime, patronime, llagape të evoluuara metatezore dhe anagramore të rrënjës së etnonimit ARBan-ALBan.

Mbaresat “-ov(a)” dhe “-(v)iç” nuk janë gjë tjetër përveçse përshtatje teknike-gjuhësore në logjikën e shkrimeve sllave, gjatë procesit zyrtar të zbutjes-civilizimit të tyre nga barbaria pagane në krishterim, përmes glakolikës e cirilikës.

Prapashtesa “-iç” (“-ič) është përshtatje e shumësit të shquar të mbaresës karakteristike të patronimeve ilire-arbërore-shqipe “-et”, “-te” dhe “-at”, “-ta”, që në burimet antike vijnë si “-at’i”, “-ac’i” (p.sh.: Autari-ati, Dalm-ati, Docle-ati, Labe-ati etj.).

Shquarsia fundore e emrave shqip (“-i”), në sllavishte bie fare, ndërsa “-c”-ja, që në latinishte lexohet si “-c”, “-t” e “-k”, dhe anasjelltas, herë ruhet si “-c” e “-k” (p.sh.: “alban-ci”, “alban-ka”) dhe herë shndërrohet në “-ç” (“-č”). Pra, mbaresa “-et” e iliro-shqipes në sllavishte deformohet përfundimisht në “-ic” dhe në “-iç” (“-ič”).

Kjo prapashtesë shndërrohet në “-viç” (“-vič”) nëse i paraprinë bashkëngjitja tjetër “-ov(a)-“, duke ardhur si mbaresë e dyzuar “-oviç” (“-ovič”), dhe ngandonjëherë si “-eviç (“-evič”), si rezultat i ndikimit bullgar.

Mbaresa “-ov(a)”, qoftë e vetme, qoftë e bashkëlidhur me “-ič”, gjithnje duke i paraprirë, por më e re se kjo e fundit, është një shkrirje e patronimit tjetër të shqipes “rob-i”, “rob-a”, që, nga noterët misionarë ortodoksë bizantino-grekë, fillimisht është metatezuar në “rov” dhe më pas është përshtatur në sllavishte (gjatë procesit të krishterizimit) në “(r)ov-a” dhe “ov”, duke e shkrirë “r”-në, dhe deformuar fjalën karakteristike shqipe “rob” (“robët e shpisë”, përballë “të zotit të shpisë”, edhe sot përdoret nga ne shqiptarët), në një prapashtesë (“-ov”) që tutje do të identifikohet si veçori e toponimeve, antroponimeve, patronimeve sllave.

Po e marrim si shembull antroponimin-patronimin karakteristik shqiptar BAL-i (Bali, Bala, Balaj, Balsha, Pali), që është metatezë-anagram i ALB, e që akoma sot përdoret si epitet respekti për meshkujt më të moshuar ndër ne (“bal” – analog i “mixhë”, “axhë”, “bac”).

“Bal” është në shqipen e pastër, “Bal’ič” është me mbaresën e sllavizuar dhe “Bal’ov’ič” me prapashtesën dyshe të sllavizuar, por që rrënja e fjalës ka mbet shqipe.

Pastaj BA(L)SH’ič-PA(L)SH’ič, BAŠ’ič-PAŠ’ič, BAŠ’ov’ič-PAŠ’ov’ič, gjithashtu janë antroponime-patronime shqipe (balshajt e Shkodrës) me tendencë sllavizuese.

BALSH’ov’iç në fakt është BALSH-rob-et [Balsh'(r)ov’it], pra robërit, të nënshtruarit e princërve mesjetarë shqiptarë BALSHA, të cilët kontrollonin pjesën më të madhe të etnikumit veri-perëndimor dhe jug-perëndimor shqiptar.

E njëjta gjë, i njëjti fenomen është edhe tek patronimet: Uk-iç, Pren-iç, Gash-iç, Berish-iç, Kastrat-ov-iç etj.

Në këtë mënyrë mund të elaburohet dhe të gjendet arsyeja pse, p.sh., Rexhep-ajt dhe Mahmut-ajt, edhe pse patronime që rrjedhin nga emra të islamizuar, në të folmen popullore quhen Rexhep-ov’it e Mahmut-ov’it dhe jo Rexhep-ov’iç e Mahmut-ov’iç (keni parasysh ndikimin e të folmes tradicionale në emërtimin e filmit-serialit artistik të famshëm “Rexhepovitët dhe Mahmutovitët”,nga regjisori jonë i mirënjohur Adem Mikullovci). Pra, në të folmen e trashëguar gojore, para asaj të shkruar dhe aktruar, kemi një rikthim të shquarsisë shqipe të prapashtesave tona “-et”, “-it” dhe jo “-iç”.

Ndërkaq, prapashtesa “-nicë” (“-nica”, “-nici”), e shumë prej toponimeve, hidronimeve e patronimeve tona, nuk ka të bej fare me sllavishten, por thjesht është variant i antroponimit dhe patronimit shqiptar “Nikë” – “Nika” – “Niku”, që në shumë prej rasteve shndërrohet natyrshëm në “Nicë” (“Nica”) dhe “Niçë” (“Niça”)-“Niqë” (“Niqa”).

Sa për ilustrim po i marrim disa shembuj: jABLaNica (në fakt është metatezë e “ALBaNika”), DreNica, SitNica, BelaNica, BrezNica, Jasha(r)Nica, SimNica, SlamNiku, Pre(nd)Niçi, KrasNiqi, etj.

Siç shihet tek toponimet jABLaNica e DreNica, ashtu sikundër dhe tek një pjesë bukur e madhe e onomastikës sonë, prapashtesa karakteristike “Nicë” është formësuar nga shkurtimi i antroponimit “Nikollë”. Pra kemi të bëjmë me Nikollën e hershëm tek ilirët, i cili është laikëzuar gradualisht duke u albanizuar-shqiptarizuar e shqipëruar në “Nikë”, “Nicë” e “Niqë” tek arbërit, respektivisht arnautët e mëvonshëm dhe te shqiptarët e derisotshëm.

Ndërkaq tek pjesa e parë e këtyre dy toponimeve (jABLaNica dhe DreNica), siç mund të vërehet fare lehtë, kemi të bëjmë me metatezë dhe përshtatje evolutive: jABLa-Nica në fakt rrjedhë nga ALBa-Nika dhe DreNica rrjedhë nga Ndre-Nika (AnDre’a-Nika) ose dhe Dren-Nika.

Sqarim: Emri Nikollë ka marrë përhapje të madhe qysh nga gjysma e dytë e shek. IV, si rezultat i autoritetit të krijuar nga misionari paleokristian, që tek iliro-arbërit është quajtur Shën Nikolla, ndërkaq tek popujt e tjerë, më të rinj në krishterim, është quajtur “Sen Nikola” (“Σεν Νικολά”), “Nicolaus Sancti”, “Santus Nikolaus”, “Sfantul Nicolae “, “Santa Claus”, “Sent Kles”, “Sveti Nikola” (“Свети Никола”), etj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483