Kosova

Pse është krenar Rexhep Selimi?

Për herë të katërt radhazi, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, siguroi votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai mori mbi 15 mijë vota, duke qenë njëri ndër zyrtarët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kur sot KQZ konfirmoi se Lëvizja Vetëvendosje, është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Selimi i falënderoi të gjithë qytetarët që u besuan atyre të qeverisin me vendin.

Përmes një postimi në Facebook dhe Instagram, Selimi ka shkruar se është krenar të jesh vetëvendosës, teksa ka thënë “220811 herë FALEMINDERIT qytetarëve të këtij vendi”, transmeton Kosova.info.

Postimi i plote:

Rexhep Selimi

Urime ekipit të fitores!

220811 herë FALEMINDERIT qytetarëve të këtij vendi.

Krenar të jesh vetëvendosës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.