Kosova

Pse e refuzoi Albin Kurti ftesёn e Thaçit?

Kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takim te Presidenti Hashim Thaci.

Kurti e refuzon ftesën e Presidentit Thaci, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjës Vetvëendojses, e jo si kryeministër të vendit. 

Zyra për Media e LVV’së, e ka konfirmuar se Kurti nuk do të shkojë në takimin që Thaci e ka planifikuar ta mbajë në 13:30.

Kryeministri Kurti ka thënë sot se Presidenti Thaci është dashur të shkonte në seancën ku foli e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi “e jo të mbajë takime të ndara, për të përcarë”.

Kurti e ka ftuar dy herë gjatë një muaji presidentin Thaci për takime, por ai nuk është përgjigjur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.