Show Biz

Pse dështoi bashkëpunimi në mes Beyonce dhe Cardi B

Një bashkëpunim i planifikuar mes yllit Beyonce dhe rep artistes, Cardi B, besohet se ka dështuar pasi lajmi se dyshja është bërë bashkë në realizimin e një projekti muzikor, u zbulua pa leje online. Kështu kanë bërë të ditur së fundmi producentët e këtij incizimi.

Fjalët për projektin e fshetë për herë të parë ishin zbuluar online në tetor të vitit 2017, kur producenti Michael Ashby, ndryshe i njohur me nofkën “Ashby The Mix Engineer”, e kishte postuar në Instagram një fotografi të ekranit të kompjuterit të tij, ku shihej një dokument me emrin “Cardi B ft Beyonce demo”. Ashby menjëherë kishte kërkuar falje për gabimin e tij.

Beyonce dhe Cardi B kanë pasur plane për një bashkëpunim mes tyre

Dyshja e famshme nuk e ka konfirmuar asnjëherë bashkëpunimin mes tyre, madje Cardi B kishte deklaruar se nuk e ka takuar kurrë Ashbyn.

Sidoqoftë, tani producenti tjetër, J White Did It, pohon se bashkëpunimi mes këngëtareve ishte anuluar për shkak të gabimit të Ashbyt, kjo pasi Beyonce insiston që ta mbajë të fshehur punën e saj.

Që nga ajo kohë, J White Did It ka bashkëpunuar me Beyoncen në remiksin e këngës “Savage”, që shënoi rekorde në fillim të javës së kaluar pasi arriti të pozicionohet në vendin e dytë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.