Rajoni

Preshevarët marrin edhe Pfizer edhe vaksina kineze

Në Luginën e Preshevës tash e dy muaj ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.

Në lokalitetin me shumicë shqiptare, banorët kanë pesë alternativa të vaksinave që mund t’i marrin.

Me këto vaksina janë imunizuar mjekët, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

Në mesin e atyre që morën kurën anti-COVID është edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai për Klan Kosova konfirmoi se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 2300 qytetarë.