Proton Cable Prizreni mposht Sigal Prishtinën

Në një ndeshje ku vazhdimet janë treguar përcaktuese ka përfunduar me fitoren e Proton Cable Prizrenit ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 94:91 (25:22, 15:17, 23:23, 18:19, 13:10) në përballjen e javës së 22-të të Prince Caffe Superligës në basketboll.

Urim Zenelaj ka shkëlqyer për vendasit me 23 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Ivan Koljeviq dhe Isaiah Kelly kanë kontribuar me nga 18 pikë secili. Në anën tjetër, për Sigal Prishtinën, Shaheed Davis ka shënuar 22 pikë dhe ka dhënë pesë asistime, ndërsa Malcolm Armstead ka realizuar 21 pikë.

Aktualisht Proton Cable Prizreni gjendet në vendin e shtatë në renditjen e Superligës së Kosovës, me shtatë fitore dhe 15 humbje, ndërsa Sigal Prishtina në vendin e tretë me 14 fitore dhe tetë humbje.

Go to TOP