Rajoni

Protestuesit serbë në kor – “Kush s’kërcen, është shqiptar”

Qindra persona protestuan para Ambasadës së Malit të Zi në qendër të Beogradit, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare nga parlamenti i Malit të Zi.

Protesta u organizua nga Klubi Studentor i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd. Para Ambasadës malazeze në Beograd u organizua gjithashtu një miting kundër Ligjit për Lirinë e Fetare, nga lëvizja opozitare Dveri e udhëhequr nga Boshko Obradovic.

Në një video shihet se protestuesit, para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, mbajnë në duar flamuj serb dhe këndojnë të gjithë njëzëri “Kush s’kërcen është shqiptar”. /shekulli/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.