Rajoni

Protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme

Protestuesit në Tiranë i janë drejtuar Ministrisë së Brendshme, ndërsa forcat e FNSH janë parë që të rrethojnë godinën.

Ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili bëri thirrje turma të drejtohej drejt godinës së Ministrisë së Brendshme.

Situata është mjaft e tensionuar. Protestuesit kanë filluar që të hedhin tymuese në drejtim të godinës.

Ata kanë rrëzuar gardhin rrethues që ndodhet pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.