Bota

Protestuesit i vënë flakën Hong Kongut

Mijëra manifestues pro demokracisë i vunë flakën sot në mbrëmje një barrikade gjigante jo shumë larg nga selia qendrore e policisë së Hong Kongut në lagjen Wanchai.

Mediat raportojnë se protestuesit kanë përdorur panele plastike dhe karrige të shkulura nga një terren sportiv që ndodhej aty pranë, për të ngritur këtë barrikadë në mes të rrugës, para se t’i vënë flakën.

Në Hong Kong që prej 31 marsit janë zhvilluar vazhdimisht manifestime në favor të ruajtjes së statusit autonom të rajonit, që janë nxitur nga një projektligj i cili favorizon ekstradimin drejt Kinës.

Qytetarët e Hong Kongut nuk duan të jetojnë si pjesë autonome e Kinës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.