Kosova

Protestë e pazakontë para Gjykatës Kushtetuese: “I am I”

Artisti “I am I” ka realizuar të enjten një performancë në shenjë proteste afër objektit ë Gjykatës Kushtetuese. Protesta, sipas tij, i dedikohet vendimit të kësaj të fundit, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Koncepti ndërlidhet me shprehjen e revoltës artistike në mënyrë protestuese ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuse të pseudo-Presidentit për formimin e ‘qeverisë së re’, gjegjësisht shkeljen dhe vjedhjen e vullnetit qytetarë të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, si avokim për zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

Ndërkaq ai sqaron se koncepti i protestës performative artistike është adoptim nga filmi i vitit 2005 “V for Vendetta”, me regji të James McTeigue, një film triler politik, distopian i cili bazohet në librat e shkruar nga shkrimtari Britanik Alan Moore dhe ilustratori David Lloyd, të vitit 1988.

“Si një ngjarje që zhvillohet në një të ardhme futuriste, ku një regjim totalitar, neofashist e supremacist nordik e nënshtron vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar në kohë të një epidemie të stisur. Ndërsa ‘V’ nxitë një revolucion si një lloj hakmarrje ndaj politikanëve të korruptuar, ai e përfshinë në misionin e tij një vajzë të re të quajtur Evey, e cila më vonë bëhet personi kyç në përmbushjen e misionit të V”, ka thënë tutje ai. “I gjithë ky adoptimi mes filmit dhe performancës është ndërthurje dramaturgjike konceptuale me mesazhin e Vendetta (sinopsia nën efektin dramaturgjik më ka ‘detyruar’ t’i ‘sakrifikoj’ edhe flokët, për t’u futur thellë në personazhin e Evey, në versionin mashkull)”, ka shtuar tutje ai.