Tjera

Foto/ Protesta para kuvendit, pak para fillimit të seancës

Disa qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj seancës së thirrur për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Një nga qytetarët në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se ka vendosur që të dalë para kuvendit me një flamur në gjysmë shtizë, pasi që në këtë mënyrë do të tregojë se Kosovës me votimin e qeverisë së re po i ndodh një tragjedi.

“Unë priti sot nga një numër parlamentarësh të pa kurriz veprimin e turpit, ata do të turpërojnë vetveten dhe të gjithë shqiptarët. Dojnë të na kthejnë prap kllikën e hajnave, që 20 vjet e grryejnë këtë vend.

Do të qëndroj derisa të dalin këta trimat që kanë vendosur të na fundosin”, ka thënë ai./GazetaExpress/