Kosova

Protesta nga ballkonet në Prishtinë pas rrëzimit të Qeverisë

Protesta nga ballkonet, duke shkaktuar zhurmë prej tenxhereve e tepsive, ka nisur të mërkurën pak para mesnate, në shenjë pakënaqësie ndaj rrëzimit të Qeverisë. Zhurma e tenxhereve dhe tepsive është dëgjuar në shumë lagje të Prishtinës.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkurën mocionin për mosbesim, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti në kohën kur Kosova po përballet me krizën më të rëndë që nga lufta, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Thirrjen për protestë kishte bërë grupi Replikë.

“Rrehni e theni tepsitë e tenxheret qysh këta naj thyen sonte shpresën! Në ora 23:30 dalim protestojmë kundër tradhëtisë së LDK-së. Zhurma e tenxhereve tona do jetë këmbanë për ndryshimin e njëmendtë në Kosovë. Qeverinë e rrëzuat, por shpresën s’mund të na e grabitni! Shihemi në zgjedhje!”, shkruan ky grup.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.