Rajoni

Protesta në Shqipëri: Polici qëllon me grushte një student në Fakultetin e Ekonomisë (VIDEO)

Studentët në Shqipëri kanë vazhduar me protestat dhe shprehjen e kërkesave të tyre dhe pakënaqësive karshi Qeverisë, shkruan Kosova.info

Mirëpo si duket situata ka filluar të përkeqësohet atje.

Një video e publikuar sot shihet se si një polic qëllon me grushte një student protestues në Fakultetin e Ekonomisë.

Ish-Kryeministri, Sali Berisha e ka denoncuar menjëherë ngjarjen duke e publikuan videon në rrjetet sociale.

“Narkopolicia ne shkelje te hapur te ligjit dhunon studentet brenda Fakultetit te Ekonomisë. Video tregon një polic duke qëlluar me grusht një student”, ka shkruar Berisha.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.