Bota

Protesta në përkrahje të palestinezëve mbahen në Londër, Berlin, Madrid…

Në vende të ndryshme të botës kanë shpërthyer protestat në përkrahje të palestinezëve pas dhunës në Rripin e Gazës.

Protesta u mbajtën në disa kryeqytete evropiane, në disa qytete të ShBA-së, në Afrikë e në Azi.

Në Evropë, protesta pati në Londër, Berlin, Roterdam të Holandës, Madrid e Stamboll, shkruan Daily Mail.

Në Shtetet e Bashkuara, marshe në përkrahje të palestinezëve u mbajtën në Uashington, Nju Jork e Los Angeles.

Në Azi, marshe në përkrahje të Palestinës pati në Pakistan, Liban e Kuvajt.