Bota

Protesta në Paris e Milano, qytetarët kundër kartave të vaksinimit

Këto ishin thirrjet e qindra qytetarëve që jehuan në rrugët e Milanos dhe Parisit për të treguar kundërshtinë e tyre ndaj planeve për të kërkuar karta të vaksinimi për aktivitete normale shoqërore, si ngrënia në restorante, vizitimi i muzeve apo pjesëmarrja në stadiume.

Udhëheqësit në të dy vendet i shohin kartat, të quajtura “Green Pass” në Itali dhe “leja e shëndetit” në Francë, si të nevojshme për të rritur normat e vaksinimit dhe për të bindur të pavendosurit, raporton TCH.

Kryeministri italian Mario Draghi, për mesazhin kundër vaksinimit ishte në një mendje me atë të disa udhëheqës politikë si “një apel për të vdekur”.

Dhe në fakt kjo po funksionon, pasi kërkesat e vaksinimit po rriten në të dy vendet.

Megjithatë, ka shumë nga ata që e shohin atë si shkelje të lirive ose kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e vaksinave.

Rreth 80,000 njerëz protestuan në qytetet në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar, ndërsa me mijëra kanë marshuar në Paris gjatë tre fundjavave të fundit, ndonjëherë duke u përplasur keq me policinë.

Ndërkohë protesta të tilla ka pasur edhe në Greqi dhe Izrael