Kosova

Protesta e VV-së kundër Vuçiqit e Dodikut në Tiranë – Arrestohen dy persona

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka konfirmuar se protesta e organizuar kundër Aleksandar Vuçiqit dhe Millorad Dodikut në Tiranë është mbyllur.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje konfirmon se dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme.

“Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat”, thotë VV.

“Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.