Bota

Protesta e veçantë e një grupi mjekësh në Gjermani, ndaj mungesës së masave mbrojtëse kundër pandemisë

Në grup doktorësh në Gjermani po postojnë foto të zhveshur teksa tentojnë të tërheqin vëmendje për mungesën e pajisjeve personale mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Anëtarët e “Blanke Bedenken”, (Pendësa e zhveshur), thonë se ndihen të rrezikuar nga koronavirusi dhe pretendojnë se thirrjet e tyre të hershme kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Lakuriqësia është një simbol se sa të ekzpozuar jemi pa mbrojtjen e duhur”, tha njëri prej mjekëve, duke evidentuar mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

Doktorët bënin fotot e tyre në vendet e punës, ose fshiheshin prapa dosjeve, letrave higjenike e pajisjeve mjekësore.

Një mjek familjeje tha se grupi ishte frymëzuar nga nisma e një doktori francez, i cili ishte fotografuar i zhveshur në vendin e tij të punës duke e përshkruar veten si “mish për top” në luftën kundër pandemisë.

“Sigurisht që ne dëshirojmë të trajtojmë pacientët që kanë nevojë për ekzaminime të afërta, por kjo kërkon pajisjet e duhura mbrojtëse”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.