KULTURË

Propozohet ndërtimi i një muzeu për Cimën dhe shokët

Profesori universitar, Artan Krasniqi, ka propozuar që të ndërtohet një muze për aktorin e njohur që vdiq dje Rasim Thaçi- Cima dhe shokët e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet një muze për të dhe Lecin, mixhën Ramë, Delinë, Takllagjynin, Leze Qenën dhe të tjerët.

“Prandaj për ta duhet një muze, ku së paku do të futeshin kostumet emblematike qysh tash monumentale, ndonjë skeq i kohëve të ndryshme, e pse jo edhe ndonjë statujë prej dylli që do t’i përjetësonte përgjitmonë Cimën, Lecin, Mixhën Ramë, Delinë, Takllagjynin, Leze Qenën, e të tjerë ikona të gjeneratës së tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Një muze për Cimën me shokë!

Nuk vdes njeriu që qesh dhe i bën të tjerët të qeshin. Mimikat, si arma më e fortë e humoritntë tij, do të mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve, sidomos nga ata që gjatë viteve të ‘90-a përditshmërinë tragjike e thyenin me himorin e Cimës e shokëve të tij.

Prandaj për ta duhet një muze, ku së paku do të futeshin kostumet emblematike qysh tash monumentale, ndonjë skeq i kohëve të ndryshme, e pse jo edhe ndonjë statujë prej dylli që do t’i përjetësonte përgjitmonë Cimën, Lecin, Mixhën Ramë, Delinë, Takllagjynin, Leze Qenën, e të tjerë ikona të gjeneratës së tyre.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!