EKONOMI

Propozimi i Qeverisë për nxjerrjen e kontributeve nga Trusti duhet të kalojë përmes Kuvendit

Një nga pikat e programit të Qeverisë Hoti është edhe mundësimi i tërheqjes së një përqindjeje të kursimeve nga Trusti.

Një gjë e tillë parashihet në pjesën ku flitet për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Te pika 5 janë të parapara dy nënmasa, raporton KOHA.

Nënmasa e parë siç thuhet në program, është kthimi i një përqindjeje të mjeteve të kursyera në Trustin Pensional. Kjo, sipas programit, mund të shfrytëzohet për një periudhë tremujore, ndërsa kthimi i mjeteve bëhet nga shtetit.

Kthimi i një përqindjeje të mjeteve të kursyera në Trustin Pensional për kontributpaguesit, bazuar në nevojat e tyre, do të bëhej me mundësinë e shfrytëzimit për një periudhë 3-mujore. Shuma e tërhequr do të kompensohet nga shteti brenda 5 viteve – Programi i Qeverisë Hoti

Edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se një e gjë e tillë mund të ndodhë.

Ajo të premten “KOHËS” përmes telefonit, i ka thënë se po e shqyrtojnë zbatimin e kësaj mase në konsultim me Trustin Pensional.

Megjithatë, për të ndodhur kjo fillimisht sipas përgjigjes se Trustit Pensional, duhet të ketë ndryshime në infrastrukturën ligjore.

Komisioni për buxhet dhe financa nuk ka ende informata për nismën.

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë se një gjë e tillë është në programin e qeverisë, por nuk ka ardhur si iniciativë në Kuvend.

Ligjërisht kontributet nuk mund të tërhiqen para pensionimit.

Në nënmasën e dytë të Qeverisë Hoti parashihet edhe mbështetje për zgjatjen e greis periudhës për blerje të banesave dhe shtëpive bazuar në kritere të të ardhurave.

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483