OPINION

Propozim tu bëhet një ADN të gjithë politikanëve shqiptar

Shkruan: Ejup BERIShA
Me Grujon, me Zokin dhe me Mijallkovin po menjëherë në koalicion e me vëllezërit e një gjaku jo assesi në koalicion. Këto janë pra udhëheqësit e Partive politike shqiptare këtu te ne të cilëve aspak nuk ju vije turp që të mos bashkëpunojnë mes vete për ti arritur më lehtë qëllimet në politikë. Nuk e di a janë me të vërtetë shqiptar këta udhëheqës të partive politike shqiptare apo jo, prandaj propozoj që tu bëhet një analizë e madhe ADN të gjithë politikanëve shqiptar në Maqedoni në Kosove dhe në Shqipëri që të kuptohen shkaqet se pse nuk mund apo nuk duan të bashkohen dhe të bashkëpunojnë së bashku këta mes vete.

Paramendoni me Zokin me Grujon dhe me Miallkovin menjëherë bëjnë koalicion edhe atë pa asnjë kusht dhe pa aspak hamendje e mes vete jo. Pra me të tjerët behet çdo lloj bashkimi dhe bashkëpunimi e me shqiptar assesi apo kurrë.

Pra një ADN e madhe dhe e kujdesshme tu behet Edi Ramës, Lulzim Bashes, Albin Kurtit, Isa Mustafës, si dhe Ramushit e Hashimit. Unë këta nuk arrij t’i kuptoj pse nuk janë të gatshëm që të bashkohen dhe te bashkëpunojnë për te mirën e përgjithshme te vendeve dhe kombit tonë.

Ani le t’i bëjnë 1000 budallallëqe dhe çmenduri të tjera ne politike por për të mirën dhe interesat e shteteve dhe te kombit le të bëhen vetëm një ditë bashkë. Pra le ta dëshmojnë që janë shqiptar e mos të na detyrojnë të dyshojmë në përkatësinë dhe në identitetin e tyre kombëtar. Sepse shqiptar je me vepra e jo vetëm se me fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483