Bota

Pronari rrah shuplaka punëtorët, edhe një femër në mesin e tyre: Pse s’çoheni në këmbë kur hy unë

Pronari i një biznesi në Stamboll nuk e ka duruar faktin se punonjësit e tij nuk u ngritën në këmbë kur ai hyri aty duke u acaruar jashtë mase.

Madje, ai i ka qëlluar me shpullë punonjësit duke u kërkuar llogari se përse nuk u ngritën në këmbë në momentin kur panë se ai kishte hyrë në ambientet e biznesit.

Përveç tjerash, më së shumti ka goditur një punëtore grua, e cila duket se i reagon sulmit të parë me shuplakë. Pavarësisht se kolegu mundohet të mbrojë punëtoren grua, pronari vazhdon ta godas atë, dhe në fund e kap për flokësh dhe e nxjerr jashtë objektit.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft debate në publik për mënyrën se si sillen pronarët e bizneseve në Turqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.