EKONOMI

Pronari i mishtores në Dragash thotë se AUV-ja asgjësoi mishin e pulës pa bërë analiza

Pronari i mishtores “Eurosharri” në Dragash, Lulzim Sadiku, ka deklaruar se mishi që i është konfiskuar dy ditë më parë, nuk ka qenë me afat të skaduar.

Sipas tij, sasia e mishit të pulës të cilën e asgjësoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka treguar shenja të shkrirjes.

Edhe në vendimin e AUV-it shkruan e njëjta gjë dhe theksohet se nuk kishte kushte të përshtatshme për mbajtjen e këtij mishi.

Por, sipas Sadikut, temperatura e mishit nuk është matur fare dhe inspektorët kanë vepruar vetëm duke e parë mishin dhe pa i bërë asnjë lloj analize.

Por pronari i mishtores deklaron se e ka licencën që përveç shitjes së mishit të gjedhit, të shesë edhe mishin e pulës dhe lloje të tjera të ushqimit.