KULTURË

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.

Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart”, u promovua libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit, i cili njëherësh është edhe libri i parë i tij.

Ka shtatë vite që autori ka filluar të krijojë letërsi ndërsa para tri vitesh përfundoi librin me poezi në gjuhën angleze “Mugen”.

Nga japonishtja “Mugen” do të thotë “Andërr”, “I pakufishëm”, “Iluzion”. Por arsyeja prapa titullimit të tillë të librit është ndryshe. Thaqi tregon se, fillimisht, librin ka dashur ta quajë “Cikël” pasi, sipas tij, cikël është proces i njeriut që tërë kohën ndryshon dhe e gjen vetën. Ndërsa, më vonë, libri është emëruar sipas një përsonazhi të animeve japoneze, Mugen.

“Karakteri është komplet vagabond prej natyrës, për arsye se nuk ka as mësues, as dijeni për gjërat që i bën, por i bën se dëshiron t`i bëjë.”

Autori ndër të tjera, thotë se kur e ka hap derën dhe ka filluar ta kuptojë letërsinë, ka shkruar vazhdimisht, ndonëse, botën e tij, nuk e kanë kuptuar shoqëria dhe rrethi i tij, ngase deri në ato momente nuk e kishte njohur as një poet tjetër në vend. Strehim gjente në ikjen nga realiteti drejt botës së tij.

“Vazhdova me lexu gjithçka, me shkru gjithçka. Kam shkru tërë kohën, e kam rigjetë vetën në çdo shkrim, në çdo poezi. Jam mundu me gjetë gjëra që nuk i kam përjetu ma herët.

“Nanë” është e vetmja poezi e titulluar shqip nga 64 sosh. Kjo pasi, sipas autorit, ai nuk mundet me ia dediku një poezi nënës e me iu drejtu me emër tjetër. Pjesa tjetër e librit është e shkruar në gjuhën angleze. Për këtë, Thaqi thotë së ndihet më rahat kur shkruan në anglisht, pasi poezia e cila e ka futur në fushën e letërsisë ka qenë anglisht, dhe rrjedhimisht i vjen më natyrshëm të shkruajë në këtë gjuhë.

“Anglisht. Jo se ka ndonjë arsye pse anglisht e pse shqip, thjesht ishte më natyrale me shkru kështu.”

Krahas poezive, hapësirë të veçantë në libër kanë edhe ilustrimet e Arbenita Tahirit, të cilat së bashku me dizajnin e Berin Hasit, u cilësuan unike nga botuesja e librit Ervina Halili. Halili po ashtu u shpreh se letërsisë në Kosovë po iu shtohet një libër i ri e i cili do të markojë këtë periudhë letrare.

“Libri nisë më një fjali repetitive e cila po ashtu e shkruar në gjuhën angleze, gjuhë e cila markon fillimin e botës digjitale të shek. XX. Mjafton një hyrje e tillë letrare për ta diskutuar vënien e një rendi të ri të etikës njerëzore përmes botës digjitale dhe formimin e njeriut të ri që shkëputet gradualisht nga memoria e tij organike.”

Por sipas Halilit, libri nuk tenton të jep një përgjigje, dhe kjo është modestia e tij porse autori hyn në një dialog të brendshëm me vetën dhe proceset që në vazhdimësi tentojnë të marrin territorin njeriut të moçëm.

Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart”, mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata ETEA. Ndërsa, eventi është organizuar me lejen e institucioneve kompetente dhe gjatë tërë kohën janë respektuar rekomandimet e kërkuara, dhe po ashtu numri i pjesëmarrësve ka qenë i kufizuar. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.