Kosova

Prokuroria Speciale paralajmëron zhvillime të reja në hetimet për masakrën e Reçakut

Hetimet për masakrën e Reçakut, nisën majin e vitit të kaluar, 20 vjet pas luftës.

Prokurorja e rastit, Drita Hajdari, ka thënë se deri tash kanë mbledhur raportet e autopsisë të viktimave dhe janë intervistuar disa dëshmitarë, raporton KTV.

Duke theksuar se është njëra ndër masakrat më të mëdha, Hajdari ka deklaruar se ky hetim kërkon kohë dhe shumë angazhim.

Sipas saj, Prokuroria Speciale është duke mbledhur dëshmi edhe jashtë Kosovës dhe po punon intensivisht në këtë hetim.

Hetimet për masakrën e Reçakut, Prokuroria Speciale e Kosovës i filloi gjatë vitit 2019, kur edhe u bë bartja e kompetencave për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës tek institucionet vendore të drejtësisë.

http://video.gjirafa.com/prokuroria-speciale-paralajmeron-zhvillime-te-reja-ne-hetimet-per-masakren-e-recakut

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.