Kosova

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj serbit pёr krime lufte nё Kosovё

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi për krime kundër njerëzimit dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Speciale, kundër të pandehurit Z.V. për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.V., si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin  e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, me  këto veprime i pandehuri Z.V., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë, ka kryer vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminiuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, 1.6, dhe 1.7, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483