Kosova

Prokuroria fajëson Gjykatat për parashkrimin e shumë lëndëve

Një aktakuzë për vjedhje të pyllit priti gati 4 vjet për t’u trajtuar.

E kur i erdhi radha për gjykim, asaj i kishte kaluar afati kohor i trajtimit nga gjykata, duke u parashkruar.

Kjo është një në mesin e 2 mijë e 87 lëndëve të tjera, të cilat kanë arritur parashkrimin absolut, raporton KTV.

Por, shumë akuza ka pasur se Prokurorisë po i hidhen poshtë aktakuzat shkaku i fakteve të pamjaftueshme, çka po kundërshtohet nga zyrtarë të saj.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë thotë se proceset po dështojnë sepse Gjykata Themelore në Prishtinë nuk po i shqyrton ato me kohë.

Për këtë, sipas Imer Bekës, janë më shumëse 2000 lëndë që janë parashkruar dhe u ka kaluar afati i trajtimit nga gjykata.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për lëndët e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, Beka thotë se gjykata ka standarde të dyfishta për to dhe dënimet janë të ulëta.

Por, Instituti i Kosovës për Drejtësi, që monitoron proceset gjyqësore, thotë se në tri vitet e fundit, asnjë aktakuzë e profilit të lartë nuk ka arritur të marrë dënim në gjykatë.

Për akuzat e Prokurorisë drejtuar Gjykatës, KTV-ja ka pyetur zyrtarë të saj, përfshirë kryetaren e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyçi.

Por, edhe dy ditë pas kërkesës për sqarime, zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483