Kosova

Prokuroria e Prishtinës mbyll rastin e këshilltarit të Kurtit, nuk ka elemente të veprës penale

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka vlerësuar se këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit – Shkëlzen Gashi, nuk ka kryer vepër penale lidhur me një shkrim që ka publikuar ky i fundit në facebook.

Shkëlzen Gashi ka filluar dhe përfunduar shkrimin me “Ne do të rezistojmë”. Shkrimi kishte të bënte më zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Menjëherë pas këtij shkrimi, Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet e veta.

Prokuroria tutje ka njoftuar se për shkak se shkrimi nuk ka elemente të veprës penale, prokurori kompetent ka mbyllur rastin.

“Prishtinë, 23 prill 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës-DHKR (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda), lidhur me një postim në rrjetin social “facebook”, të publikuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.