Kosova

Prokuroria e Ferizajt nuk ka pasur kompetenca për t’i hetuar Hashimin dhe Rexhepin

Prokuroria Themelore e Ferizajt e ka kuptuar me tre vjet vonesë se nuk është kompetente për t’u marrë me rastin e dyshuar për fajde e mashtrim, e ku nga të dyshuarit, në një video-incizim, përmendet emri i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe nënkryetarit Xhavit Haliti.

Hetimet për këtë rast më 2016-n kanë nisur në Prishtinë, por që ndërkohë ato i janë transferuar organit të akuzës në Ferizaj, e cila ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, duke lënë jashtë aktakuzës katër të dyshuar të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Afro 10 ditë më parë, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka bartur të gjitha shkresat në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Gjykata ka konstatuar që nuk kemi kompetenca për këtë lëndë, andaj është transferuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, ka thënë ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483