Show Biz

Produksioni Pixels dhe Rasim Thaçi me skeç të veçantë humoristik: ‘Cima’ merret në pyetje nga policia

Aktori i njohur Rasim Thaçi – Cima në bashkëpunim produksionin Pixels kanë realizuar një skeç interesant humoristik për fundvit.

Në këtë skeç, humoristi Cima arrestohet nga Policia për vjedhjen e traktorit, por refuzon t’i japë informata policisë!

Ndërkohë, Policia arrijnë që t’ia nxjerrin të vërtetën duke e përdorë metodën e printerit, e cila tregohet shumë e suksesshme.

Cima njihet si një prej humoristëve që ndër vite i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të sjellë skeçe interesante për publikun.

Produksioni Pixels edhe në vazhdimësi kanë realizuar video të tjera me pika humoristike nga aktori Thaçi, të cilat janë të duhurat për të ngritur humorin, sidomos tani në festat e fundvitit.