Hi Tech

Prodhuesit luksozë garojnë për automobilin e përsosur fluturues

Një kohë, automobilat fluturues ishin pjesë vetëm e filmave fantashkencë. Dhe tash, në fund të 2019-s, akoma ëndërrohet për filmat si “BladeRunner”, shkruan sot Koha Ditore.

Automobilat e tillë akoma nuk po kalojnë nëpër qiell me dritat e neonit sikur paralajmërimet e filmave. Gjithsesi, përafrimi i gjatë i udhëtimeve përmes automobilave dhe aeroplanëve mund të jetë drejt fundit të shpalosjes. Kjo është një kohë tejet e rëndësishme për industrinë e automobilizmit, me teknologjitë autonome e të elektrifikimit që po kërcënojnë prishjen e një modeli të biznesit të vjetër një shekull. S

i rrjedhojë, disa nga emrat më të mëdhenj në industri kanë drejtuar sytë në qiell për të realizuar qarkullimin e automjeteve në ajër. Kompanitë si “Porsche”, “Daimler” e “Toyota” janë prapa disa prej firmave të reja më të njohura në industrinë “eVTOL” (ngritje vertikale elektrike e avionëve dhe aterrimi), që synojnë të revolucionarizojnë transportin urban duke e ngritur në ajër.

Ngritja elektrike vertikale dhe aterrimi Sipas këtij vizioni, njerëzit do të qarkullojnë nëpër flota të automjeteve në ajër të fuqizuara me rrymë, me kapacitet të ngritjes vertikale dhe të aterrimit që mund të bëhen përmes një klikimi në një aplikacion, shkruan CNN. Këta automobila do të jenë të kudondodhur në peizazhin e së ardhmes, aq sa janë automobilat tradicionalë sot.

Disa qytete, si Dubai, tashmë kanë testuar konceptin në një rrugë të limituar. Tashmë po bëjnë plane për qarkullimin e automobilave të tillë. Për prodhuesit e automobilave, emergjenca e teknologjive të mobilitetit të ri është, në të njëjtën kohë, kërcënim – duke devijuar udhëtimet nga biznesi i tyre themelor në rrugë – dhe një shans për të ridefinuar veten si ofrues të mobilitetit të ri. “Volocopter” “Daimler”, i njohur më së shumti për brendin e tij luksoz “Mercedes”, është një pionier i padiskutueshëm kur bëhet fjalë për prodhimin e automobilave, falë lidhjes historike me KarlBenz, që më 1885 krijoi “BenzPatent-Motorwagen”, i njohur si automobili i parë i prodhuar në botë.

Kompania gjermane mund të jetë në prag të përsëritjes përmes investimit në “Volocopter”, një aeroplan i tëri elektrik me ngritje vertikale, me kapacitet prej dy ulësesh dhe i dizajnuar në veçanti për të udhëtuar nëpër ambientet urbane.