Love & Sex

Probleme në çift? Kjo është arsyeja përse lidhja juaj mund të mbarojë këtë periudhë

Venusi është planeti i dashurisë, bukurisë, kënaqësisë dhe parave. Kur shkon prapa, energjia e tij kthehet nga brenda, duke ju detyruar të shqyrtoni më shumë marrëdhëniet tuaja dhe të përgatiteni për disa ndryshime të mëdha.

Këtë të premte më 5 tetor, Venusi do të shkojë mbrapa duke filluar një cikël që zgjat rreth 40 ditë. Kjo gjë do të jetë veçanërisht e dukshme dhe kaotike për disa lidhje, kështu që duhet të bëni kujdes.

 

Të dashurosh dhe të të dashurojnë do t’ju duket më e vështirë dhe ju mund të mendoni sikur nuk e doni më partnerin që keni në krah dhe se nevojat tuaja kanë ndryshuar ose thjesht nuk janë duke u përmbushur.

Marrëdhëniet e reja ose një punë e re nuk është e favorizuar nga astrologjia në këtë periudhë! Financat ose karriera juaj mund të jenë gjithashtu në telashe.

Ja disa këshilla për shenjat e horoskopit që duhet të kenë parasysh këtë periudhë:

Dashi: Mendohu gjatë para se të thuash ose të bësh diçka pasi konfliktet me shoqërinë ose partnerin janë në fije të perit.

Demi: Kujdes, mos nis tani një lidhje të re. Shqyrtoje mirë vendimin që do të marrësh.

Binjakët: Kujdes me regjimin “trajtoje mirë veten” sepse mund të jesh duke u përkeqësuar.

Gaforrja: Lidhje të vjetra me familjarë do të dalin në pah dhe mund të çojnë në zënka nëse nuk bëni kujdes.

Virgjëresha: Ti njihesh si një shenjë e ftohtë që tani, kështu që kjo periudhë duhet të jetë super e kujdesshme nga ana jote.

Luani: Kontrolloje dyfish para se të dërgosh atë mesazhin apo email-in, pasi një frazë e vetme mund të çojë në debat.

Peshorja: Ti e distancon veten nga të tjerët, pastaj fillon të ankohesh se e kanë fajin ata.

Akrepi: Do të ndihesh vetëm për pak kohë, por kjo jo domosdoshmërish do të jetë një gjë e keqe.

Shigjetari: Partneri juaj do t’ju duket sikur po ju mërzit, por gjithashtu një person me të cilin nuk do të kesh fare lidhje, do të zërë një vend të rëndësishëm në zemrën tënde.

Bricjapi: Një ekzagjerim i një problemi mund të çojë në shkëputjen e marrëdhënieve me një mik, që do t’ju shkatërrojë fare.

Ujori: Qetësohu dhe kontrollo sjelljen pasi mënyrën tënde të të bërit humor duke ofenduar, nuk e kuptojnë të gjithë.

Peshqit: Ndiq rrugën tënde dhe njerëzit që do, do të të vijnë nga pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.