Kombëtare

Probleme me kanalizim në disa lagje të kryeqytetit si pasojë e reshjeve, ankohen banorët

E nisën punën për të hapur rrjedhën e përroit që lidh më shumë se 2000 shtëpi të lagjes Matiqan të Prishtinës.

Porse puna që një kompani private nisi këtu me urdhër të komunës tash e 3 javë vetëm sa i ka dëmtuar disa prej banorëve të kësaj lagjeje.

Hajdar Maliqi banor i Matiqanit thotë se punëtorët kanë prishur rrjedhën natyrale të tij dhe se me prerjen e drurëve përreth gjendja vetëm sa është rënduar edhe më tepër.

Maliqi më tej shton se gjendja në lagje është e tillë për shumë vjet, ndërkohë që thotë se kërkesë kryesore e tyre është rregullimi i shtratit të këtij përroi.

Banorët kërkojnë nga kompania dhe komuna parandalimin e dëmeve që u janë shkaktuar familjeve përreth, ku si pasojë, uji është futur brenda shtëpive të tyre.

Të dëshpëruar me punimet këtu shprehen edhe banorë të tjerë të kësaj pjese.

Derisa thonë se përveç grumbullimit të kafshëve që tërhiqen nga era e rëndë, këtu në këtë pjesë, reshjet e shiut bëjnë që uji të dalë shpesh nga shtrati.

Për shqetësimet e banorëve televizioni ka provuar të kontaktojë me zyrtarë komunalë të cilët nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë që përmes telefonit punëtorë të kompanisë e cila u mor me këto punime kanë thënë se gjatë javës do të rregullohet ky problem.

Dhe se arsyeja se pse e kanë lënë në këtë gjendje ka qenë për shkak të pamundësisë së makinerive të ndërhyjnë në pjesët më të thella dhe se duhet të pritur që toka të thahet.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483