Kosova

Prizreni shënon 28 Nëntorin, me aktivitete të shumta

arhiva

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka publikuar agjendën e ngjeshur për ditën e sotme, e paraparë për ditën e sotme, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, shkruan Kosova.info

Ora 10:00 Inagurimi i bustit të “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë në Katedralen e “Zojës Ndihmëtare”.

Ora 11:00 Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 10:30 nga Shtëpia e Bardhë.

Ora: 13:00 Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës

Vendosja e shtatores do të bëhet në rrugën “Hasan Prishtina” (te rrethi afër Stacionit të Autobusëve).

“Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Komuna e Prizrenit, me qëllim të kremtimit të kësaj dite të rëndësishme, ka organizuar një serë aktivitetesh të cilët do të mbahen duke iu përmbajtur plotësisht masave të pandemisë” – ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Haskukës: