Kombëtare

Prizreni gati për pritjen e turistëve

Sot shënohet Dita botërore e monumenteve dhe lokaliteteve historike.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se po punohet që të formohen Muzetë e Prizrenit. “Të gjitha planet janë bërë dhe nga viti i ardhshëm do të kemi disa muze”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Prizreni do të ketë edhe strategji të zhvillimit të turizmit. “Kemi edhe Hamamin e Prizrenit, ai tani po luan një rol bashkëkohor. Edhe në ‘Urën e Gurit’ do të ketë investime etj”, tha ai.

Haskuka bëri me diej se kanë bërë kërkesë që edhe Kisha Ortodokse të hapet për turistët. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, vlerësoi se këtë vit do të ketë organizime të ndryshme për turistët. “Ditë më parë kemi pasur vizitë operatorët turistik, kemi pasur tour operatorë nga Kina, India, etj. I kem i treguar atyre për kuzhinën e Kosovës, ne kërkuar që Kosova të futet ne paketën turistike”, tha ai.

Sipas tij Prizreni ka nevojë për një hotel më të madh.