Kombëtare

Prizreni drejt balotazhit, Shaqir Totaj flet për mundësitë e koalicionit

Rezultate mjaftë interesante pati nga zgjedhjet lokale të cilat u zhvilluan të dielën që lamë pas.

Shumë prej partive nuk arritën rezultatin që pritën, e pati parti që habitën me të arriturat në këto zgjedhje.

Por qytetarë të shumtë të cilët dolën për të votuar në këto zgjedhje bën padyshim diferencën edhe një herë.

Por shumë prej komunave do të kenë edhe një palë zgjedhje lokale, kjo për shkak të rezultatit të kandidatëve të cilët nuk arritën të merrnin personalisht mbi 50% të votave.

Ngjashëm ndodhi edhe në Komunën e Prizrenit, ku asnjëri nga kandidatët nuk arriti të ketë përqindjen e nevojshme për të dalë fitues që në raundin e parë.

Lidhur me këtë dhe zhvillimet në kuadër të balotazhit që pritet të zhvillohet në javën e dytë të nëntorit, lajmi.net ka kontaktuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj.

Totaj është shprehur i bindur se në balotazh do të dalë fitues dhe se sipas tij tashmë çdo ditë e më tepër po konfirmohet përkrahja e madhe e qytetarëve.

Kandidati i PDK-së për Prizrenin tha gjithashtu se nuk kanë vija limitues për asnjë prej partive sa i përket koalicionit të mundshëm, madje ai theksoi se janë duke shikuar programet e kandidatëve të tjerë në mënyrë që të dihet se me kë përafrohen në këto zgjedhje.

“Ne e kemi analizu rezultatin final dhe kemi marrë atë final dhe tash po shikojmë pikat programore, çfarë program kemi ne dhe çfarë kanë partitë tjera politike.Ne jemi të hapura për tu konsultuar me të gjitha partitë dhe s’kemi asnjë limit. Veçse kemi filluar kontaktet e para. Vetëm se duhet mi pa bisedimet çfarë na sjellin dhe programet se si i kemi dhe në bazë të asaj e dimë se ku jemi dhe e njoftojmë opinionin publik”, tha Totaj.

Ai shtoi se mund të ndodhë që ndoshta edhe brenda dy apo tre ditëve do të përcaktohen se cili nga programet e kandidatëve të tjerë përshtatet më tepër me këta të fundit.

“Pa e ditë saktë se çfarë po bëhet nuk mund të them asgjë, ndoshta brenda dy-tri ditëve jo.Çdo ditë po konfirmohet përkrahja edhe më e madhe e qytetarëve dhe besoj se në balotazh do të jemi fitues”, shtoi ai.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vend, Shaqir Totaj mori 31.10% të votave, kurse kundërkandidati i tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje mblodhi 40.43% të votave.

Në kuadër të kësaj gare, kandidati i LDK-së, Anton Quni mblodhi 13.98% të votave kurse kandidati i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha 5.73%.
32 komuna të vendit shkuan në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kurse 17 prej tyre do të zhvillojnë balotazhin e radhës nga ku pritet të zgjidhen edhe kryetarët në një mandate 4 vjeçar.

Shfaq më shumë
//thaudray.com/4/3473483