Kosova

Prizren: Policisë u del punë me rreth 60 persona, ishin duke mbajtur gara me vetura dhe motoçikleta

Rreth 60 persona i janë vërsulur dje pjesëtarëve të policisë së Kosovës në Prizren.

Deri ata ishin duke mbajtur eveniment me vetura dhe motoçikleta, policia dhe inspektorët e AVUK-ut, kanë ndërhyrë dhe të njëjtëve u kanë kërkuar dokumentet personale.

E për t’i vënë nën kontroll zyrtarët policorë kanë përdorur sprej zyrtar.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 10.06.2021 – 19:30. Është raportuar se është duke u mbajtur një eveniment me vetura dhe motoçikleta të zhurmshëm, njësia policor dhe inspektorët e AVUK-ut kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë filluar të kërkojnë dokumentet personave, rreth 60 persona u janë vërsulur zyrtarëve policorë. Për të vënë nën kontroll, zyrtarët policor kanë përdorur sprej zyrtar. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.