Kosova

Prizren; kërkohet paraburgim për personin në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi mbrëmë

Pikërisht për shkak të këtij shpërthimi, një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Prandaj Prokuroria Themelore në Prizren, po kërkon që të paraburgoset edhe personi, në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi.

 “Më datë 28 janar 2020, rreth orës 20:00 të mbrëmjes, gjatë një operacioni bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit I.B., nën dyshimin për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një fëmijë (nga familja e të dyshuarit). Si pasojë e lëndimeve zyrtari policor me inicialet S.Th., ka ndërruar jetë, ndërsa dy zyrtarët tjerë policor me inicialet A.M, dhe J.H., si dhe fëmiu gjenden të shtrirë në spital nën përkujdesje intensive mjekësore por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për më tepër thuhet se, është arrestuar i dyshuari me inicialet I.B, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I.B, i dyshuar, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa po të njëjtit pritet t’i zgjatet edhe masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore e Prizrenit./Kosova.info/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483