Kronika e zezë

Prizren, dërgohet në spital një person pasi e zuri rryma

Një person deri sa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në një kontakt me elektricitetin dhe është lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në spitalin rajonal.

Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi, njofton raporti 24-orësh i policisë përcjell Kosova.info.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, rreth orës 16:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.