Kosova

Prizren: Aksident trafiku para hotelit

Disa minuta më parë, një aksident trafiku ndodhi në rrugën Ismet Jashari Kumanova dhe para hotelit Rio përballë shkollës fillore Lidhja e Prizrenit, ndërmjet një automjet BMW dhe një VW. Përveç dëm material, nuk ka të dhëna për të plagosurin, shkruan Kosova Info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë aksident trafiku./Kosova.info/