Kombëtare

Pritje madhështore e Haradinajt në Lipjan e Fushë-Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në komunën e Lipjanit dhe të Fushë Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ëhstë shprehu mirënjohës për të gjithë anëtarët e rinjë të cilët i janë bashkuar AAK-së.

“Si reflektim i qeverisjes së mirë, besimi i qytetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po shënon rritjen më të madhe ndonjëherë. Kënaqësi të mirëprisja qindra anëtarë të rinj që iu bashkuan sot AAK-së në degën e Lipjanit dhe të Fushë Kosovës. Duke qenë e prirur nga logjika zbatuese, si një komponentë dhe vlerë e saj e përhershme, Aleanca i ka kontribuar shtetndërtimit përmes pjesëmarrjes aktive në proceset dinamike për konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të vendit. Mirënjohës të gjithëve që rrugëtuan me ne përgjatë këtyre viteve dhe atyre që i bashkohen çdo ditë vizionit tonë për fuqizimin e shtetit dhe mirëqenies qytetare”, ka shkruar Haradinaj.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort