Kosova

Pritja e vitit të ri, artistë dhe DJ do të performojnë në dy sheshet e Prishtinës

Që nga ora 13:00 e ditës së fundit të këtij viti, qytetarët kanë pasur mundësinë që në dy sheshet e kryeqytetit të argëtohen me program muzikor për festën e fundvitit.

Kjo festë do të vazhdojë edhe në orët e mbrëmjes pasi komuna me moton “Prite n’shesh” ka organizuar program me DJ dhe artistë të ndryshëm, të cilët do të performojnë natën e së martës, raporton KTV.

Festimet nuk do të përfundojnë në këtë natë, pasi që në ditën e parë të Vitit të Ri në sheshe do të vazhdojë programi festiv edhe më 1 janar.

Por, qytetarët i kanë mendimet e ndara rreth vendit se ku do ta presin ndërrimin e moteve . Disa qytetarë thonë se nuk do të dalin fare në shesh pasi kanë vendosur që këtë festë ta presin në shtëpi me familjet e tyre.

E të tjerët thonë se Vitin e Ri do ta presin në shesh.

Qytetarë të tjerë presin që viti 2020 të jetë më i suksesshëm për Kosovën, ngase sipas tyre, vitin që po e lëmë pas nuk ishte aspak i mirë.

Për festën e Vitit të Ri më 31 dhjetor Komuna ka planifikuar që të shpërndajë edhe dhurata për fëmijët në shesh.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483